Ngjarje e rëndë/ Djali vret nënën dhe më pas i vë flakën shtëpisë

Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Vernios në Itali, ku një 22-vjeçar shurdhmemec, vrau me thikë nënën e tij dhe më pas i vuri flakën shtëpisë.

Në vendngjarje ishin zjarrfikësit, karabinierët, kryeprokurori i Prato Luca Tescaroli dhe prokurorja publike në detyrë Laura Canovai, teksa po punojnë për zbardhjen e këtij krimi.

Të lidhura

None found

Hetuesit po punojnë për të konstatuar çdo element që qëndron pas dramës familjare, për të përcaktuar me siguri përgjegjësitë dhe dinamikën. Dhe hetimet shkencore janë duke u zhvilluar.


Shtuar 25.02.2025 10:28