Ngjarja tronditëse në Pogradec/ Policia jep detajet: Rushan Selko abuzoi me 12-vjeçaren në gusht…

Policia e Korçës, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të raportuar një ditë më parë, ku një e mitur dyshohet se është abuzuar seksualisht nga 67-vjeçari Rushan Selko.

Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur në muajin gusht të këtij viti, në fshatin Piskupat, ku Selko ka kryer mardhënie seksuale me 12-vjeçaren pa dëshirën e saj. Si pasojë kjo e fundit ka mbetur shtatzënë.

E mitura ka treguar rastin në prani të psikologes. 67-vjeçari Rushan Selko, është arrestuar për veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi:

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin R. S., 67-vjeç, banues në fshatin Piskupat. Dje, ka kallëzuar në prani të prindërve, psikologut dhe prokurorit, një 12-vjeçare, se në muajin gusht 2025, shtetasi R. S. ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, në banesën e tij, dhe se ajo është shtatzënë”,– thuhet në njoftimin e Policisë.


Shtuar 31.12.2025 10:38