Tirana u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku një 14 vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë. Një nga dëshmitaret okulare shprehet se ka parë njërin prej të rinjve të shtrirë në tokë, ndërsa theksoi se nuk ndërhyri askush.
Ndër të tjera gruaja e moshuar tha se i mituri u transportua në spital me një makinë të kuq, që ngjante si taxi, pasi ambulanca nuk u paraqit në vendin e ngjarjes.
“S’pashë gjë. Ai ishte shtrirë aty. Pashë vetëm një djalë aty, tani që e pashë në televizor, atë që pashë unë ishte shtrirë. Ambulanca nuk erdhi menjëherë. Erdhi një makinë e kuqe që e mori djalin. Kush do të ndërhyjë në këtë rast? Kush ndërhyn do shkojë në polici të rrijë atje. I ndihmoi një grua.”, tha dëshmitarja, e cila ka një biznes privat pranë vendit të ngjarjes.