Një incident me armë zjarri u regjistrua këtë të shtunë në një lokal në Elbasan. Policia njoftoi se ka arrestuar autorin e dyshuar, i cili tentoi të vriste një 50-vjeçar, ndërsa pistoleta e përdorur gjatë ngjarjes u sekuestrua si provë materiale.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 13:00, Policia mori informacion se në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “28 Nëntori”, një person kishte tentuar të vriste me armë zjarri shtetasin E. K., 50 vjeç. Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet policore nisën veprimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.
Të lidhura
None found
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, ndërhyrja në kohë dhe veprimet profesionale të efektivëve mundësuan identifikimin dhe arrestimin e shtetasit P. B., 52 vjeç, si autor i dyshuar i ngjarjes.
Gjatë operacionit, Policia gjeti dhe sekuestroi pistoletën me të cilën 52-vjeçari dyshohet se tentoi të vriste shtetasin E. K. Nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale për të sqaruar rrethanat, shkaqet e incidentit dhe për të dokumentuar plotësisht rastin nga ana ligjore.
