Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë ndodhi në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.
Një banesë u përfshi nga flakët, e për pasojë një foshnje 6 muajshe humbi jetë në spital nga asfiksimi.
Mësohet se zjarri ka nisur nga bodrumim, ku ka shpërthyer bombula e gazit që përdorej për gatim.
Në ato momente në banesë ka qenë vetëm foshnja me gjyshen, e kjo e fundit sapo ka konstatuar zjarrin ka arritur të dalë nga banesa, ndërsa foshnja ka mbetur brenda.
Foshnja është nxjerrë më vonë nga forcat zjarrëfikëse gjallë, por ka ndërruar jetë në spital.
Banesa ku ka rënë zjarr është një banesa private e vjetër, ku zakonisht mundësitë për përhapjen e flakëve janë më të lehta./albeu.com