Ngjarja e rëndë në Divjakë, dalin pamjet nga shtëpia ku djali mbyti babain (VIDEO)

Pasditen e së mërkurës një ngjarje e rëndë tronditi Divjakën, pasi djali vrau babain.

Bëhet me dije se djali Andrea Stasa në momentin që ka vrarë babain e tij 85-vjeçar Miter Stasa ka qenë nën efektin e alkoolit.

Djali ka dhunuar fillimisht babain e tij pasi nuk pranonte kritikat e të atit dhe më pas e ka mbytur.

Ndërkohë që policia pasi arrestoi autorin ka shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë hetimet e mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Divjakë

Informacion paraprak

Sot më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë.

Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë shtetasi A. S., dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com