Ngjarja e rëndë në burgun e Peqinit, Prokuroria ngre akuzë edhe për Indrit Shaqjan, për ҫfarë dyshohet

Ngjarja e rëndë në burgun e Peqinit, ku u ekzekutua Arben Leshi, ka bërë që prokuroria të ngrejë akuzë edhe për të dënuarin përjetë Indrit Shaqja, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me Sokol Mjacaj, për eleminimin e Arben Lleshit, brenda burgut të Peqinit më 15 dhjetor.

Burime bëjnë me dije se tashmë Prokuroria e Elbasanit, ka ngritur akuzë për Indrit Shaqjan, i cili ditën e vrasjes mbeti i plagosur në këmbë.

Pritet që Prokuroria t’i drejtohet gjykatës me kërkesën e masës së sigurisë ‘arrest në burg’ për Indrit Shaqjan, pasi ka dyshime se ka bashkëpunuar për vrasjen e shokut të dhomës Arben

Lleshi, teksa po verifikohen rrethanat e implikimit të tij.

Në dosjen e ngjarjes, thuhet se Shaqja lajmëroi Lleshin se po e kërkonin tek dritarja e qelisë kur Mjacaj qëlloi ndaj tij me armë.

Ndërkohë, policët e burgut kanë dëshmuar se Shaqja e ka ndjekur  Mjacajn, deri në korridor pas vrasjes duke i thënë pse më vrave shokun.


Shtuar 20.12.2023 10:19