Ngelet në shtyllë elektriçisti në Mat, dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

Mbrëmjen e djeshme shtetasi S.GJ, 61-vjeç, banues në fshatin Komsi, me profesion elektricist, duke rregulluar linjën e tensionit të mesëm në fshatin Midhë, ka rënë në kontakt me energjinë e elektrike si pasojë e një shkarkimi atmosferik.

Fillimisht 61-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Burrelit, e më vonë është nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Mat

Më datë 07.04.2022, rreth orës 23:05 në urgjencën e spitalit Burrel, është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasi S. Gj., 61 vjeç, banues në Komsi Bashkia Mat ( elektriçist) i cili duke rregulluar linjën e tensionit të mesëm në fshatim Midhë, dyshohet se nga shkarkimi atmosferik të ketë rënë në kontakt me energjinë elektrike. Shtetasi S. Gj., është dërguar për ndihmë më të specializuar mjekësore drejt Tiranës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën .

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.