Ngacmuan s*ksualisht dy të mitura: Arrestohet 60 vjeçari, në kërkim një tjetër

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë gjashtë persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

U arrestua R. D., 39 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u konstatua jashtë banese.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 60 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

  1. C., 36 vjeç, G. T., 51 vjeç, R. L., 40 vjeç dhe M. Q., 43 vjeç pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
  • Më datë 21.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A. M., 42 vjeç, sepse në rrugën “Pandi Dardha”, ka tentuar të ngacmojë seksualisht një shtetase të mitur.
  • Më datë 21.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë,  për shtetasin D. B., 30 vjeç, pasi në Yrshek, në bashkëpunim me dy shtetas ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta shtetasin R. B.  Punohet për kapjen e D.B si dhe për identifikimin dhe gjetjen e bashkëautorëve të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 22.03.2021 08:31