Një 62-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet për ngacmim seksual.
Sipas burimeve policore në pranga përfundoi shtetasi P.Ç, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 15 vjeçe.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. Ç., 62 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 15 vjeçe.