Policia ka vënë në pranga një 55-vjeçar pasi një vajzë 13-vjeçare e ka denoncuar për ngacmim seksual.
“Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasit A.Ç., 55 vjeç, banues në Kutalli, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 13-vjeçare se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Ngacmim seksual””, thuhet n♪7 njoftimin e policisë.
Kujtojmë se edhe ditën e djeshme janë arrestuar 5 persona të moshës 17-44 vjeç, në Mirditë, pasi kishin abuxuar seksualisht në grup me një 15-vjeçare. /albeu.com