Drejtori i shkollës 9-vjeçarë në Leshnje ka rënë në prangat e policisë pasi ngacmoi seksualisht nxënësen 15-vjeçare.
I arrestuar është shtetasi Rrahman Çela, 55-vjeç, banues në fshatin Gjuzë.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin Rr. Ç., 55 vjeç, banues në fshatin Gjuzë, drejtor i një shkolle 9-vjeçare në rrethin Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 15 vjeçe.