Ngacmoi seksualisht një të mitur, në pranga 37-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi akuzohet për ngacmim seksual. Në pranga është vënë 37-vjeçari, i identifikuar me iniciale L. B., banues në Durrës. Ky i fundit dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase te mitur”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com