Nga vjedhja te dhuna ndaj policisë, tre të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 qytetarë të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin D. T., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Ndërkohë që është vënë në pranga dhe një 29-vjeçar pasi ka goditur një punonjës policie që ka ndërhyrë për shuarjen e një konflikti.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin D. T., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

– D. Gj., 29 vjeç, banues në Lezhë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. R., 33 vjeç, banues në Tiranë. Në rrugën “Gjin Bue Shpata”, shtetasi A. R. është konfliktuar me një shtetase dhe gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, shtetasi D. Gj. ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie;

– H. H., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte në një market, në rrugën “Haxhi Kika”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 23.10.2023 15:29