Nga Vis Martinaj te Elion Hato, zbardhen emrat: Kush janë 9 personat që SPAK kërkon t’i arrestojë

Janë zbardhur emrat e 15 personave që SPAK lëshoi urdhër arreste, 6 të arrestuar tashmë dhe 9 të shpallur në kërkim.

Të arrestuar: Pëllumb Gjoka, Edmond Preka, Ardit Hasanbega, Astmer Bilali, Oltion Bistri, Xhevahir Lita.

Të shpallur në kërkim: Behar Bajri Brahoviç, Ervis Martinaj, Denis Bajri Brahoviç, Klaudio Haka, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Mavraj, Elion Hato.

Gjoka da dalë në përgjime duke bërë plane me Behar Bajrin për të kryer vrasje. Behari i shpjegon se kishte kontaktuar persona të ndryshëm jo shqiptarë, por kombësi te tjera për të realizuar vrasjen, por me vonë rezulton se vrasjet i kryejnë shtetas shqiptare.

Ndërkohë, në biseda flitet për shumat që do të paguheshin për realizimin e vrasjeve. Lala sqaron se në biseda Pëllumb Gjoka thotë që të jepen sa para kërkohen vetëm vrasja të kryhet. Pas vrasjes së Gjin Ndojit në 2020 të dyshuarit i kanë shkuar edhe në varrim.


Shtuar 28.07.2023 14:32