Nga vetoja bullgare te Ballkani Hapur, Rama zbardh diskutimet me zyrtaren e DASH

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur takimin me zëvendës ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried, e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë.

Rama shkruan në Facebook se diskutuan gjerësisht për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin Ballkanit të Hapur

Postimi i Ramës:

Kryeministria – Me Ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Europën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried

Diskutuam gjerësisht për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin Ballkanit të Hapur.

Konsideratat e Ndihmës/Sekretares për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në rajonin tonë ishin mbresëlënëse./albeu.com