Nga veshja e “çuditshme” e Ramës tek sikleti i Metës, çfarë nuk u pa sot në sheshin “Nënë Tereza” (FOTO LAJM)

Ditën e sotme në Tiranë në sheshin “Nënë Tereza” u mbajt ceremonia për “Defender 2021”, një stërvitje e përbashkët mbrojtëse shumëkombëshe e drejtuar nga Komanda në Evropë dhe SHBA.

Në këtë ceremoni u pa për herë të parë pas akuzave të rënda, Meta, Rama dhe Yuri Kim së bashku por në distancë. Kryeministri Rama i shoqëruar gjatë gjithë kohës nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, “lanë në hije” presidentin Meta.

Ky i fundit ua ktheu në të njëjtën monedhë duke anashkaluar përshëndetjen e tyre dhe kaloi direkt në fjalën e tij për ushtrinë shqiptare.

Por çfarë nuk u pa nga kjo ceremoni?

Distanca mes kryeministrit Rama, ambasadores Yuri Kim në raport me Presidentin Meta krijon një “situatë të sikletshme” pas akuzave të ndërsjellta mes tyre.

Në sy ra dhe veshja e kryeministrit Rama i cili i është kthyer stilit të tij të veshjes ku shihet që në një ceremoni aq të rëndësishme dhe serioze për shtetin shqiptar ka zgjedhur të vishet me tuta sportive ngjyre kafe, me atlete të zeza dhe të kuqe shoqëruar me një xhaketë.  /albeu.com/

 


Shtuar 23.05.2021 12:45