Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar aksionin me prishjen e ndërtesave pa leje në jug të vendit, në Sarandë.
Në bashkëpunimin me Policinë e Shtetit IKMT thuhet se ka pikasur të shembë 10 objekte pa leje me synim goditjen e paligjshmërisë dhe mbrojtjen e hapësirave publike.
Të lidhura
None found
“Në total, parashikohet prishja e 10 objekteve mes të cilave struktura beton/arme, metalike ose druri. Objektet janë ndërtuar pa dokumentacionin përkatës dhe në shkelje të ligjit. Për të gjitha rastet, IKMT ka ndjekur rrugën ligjore dhe masat përkatëse administrative” thuhet në njoftimin e bërë nga IKMT-ja.
Ndërsa bëhet me dije se aksioni për shembjen e ndërtesave pa leje në zonën e Sarandës do të vijojë dhe ditën e nesërme.
Vetëm dy ditë pas aksionit të zhvilluar në Shkodër, ku u shembën 3 objekte të cilat janë ndërtuar vitet e fundit në kundërshtim me ligjin, aksioni për mbrotjjen e hapësirave publike është zhvendosur në Sarandë.
