Detaje të reja bëhen me dije nga ekzekutimi me armë zjarri i Çajup Selimit.
Selimi rezulton biznesmen në fushën e tregtimit të miellit me pakicë. Po ashtu në ekstraktin e QKB-së, vihet re se Selimi tregtonte edhe materiale ndërtimi, dhe artikuj të ndryshëm.
Të lidhura
None found
Selimi ka qenë sulmuar edhe më herët. Në vitin 2018 ai është paraqitur në Spitalin e Gjirokastrës si pasojë e plagëve të marra, pasi është goditur me mjete të forta nga 2 persona në qendër të qytetit të Tepelenës.
Selimi në atë kohë dëshmonte se e kishin sulmuar me leva hekuri dhe e kanë kërcënuar me thika e goditur me grushta, për arsye që nuk i ka të qarta.
Çajupi dhe të afërmit e tij kanë pranuar se situata ishte e përsëritur, pasi ishte hera e katërt që Çajup Selimi sulmohet në një mjedis publik, por në asnjë rast më parë nuk ka pasur të ndaluar.
Njoftimi i plotë i policisë:
Tepelenë/Informacion paraprak.
Rreth orës 21:15 në qytetin Tepelenës, në lagjen “15 Shtatori”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Ç.S., rreth 45 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Gjirokastër si pasojë e plagëve të marra.
Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe Forcat Shqiponja të DVP Gjirokastër kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.
Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit Tepelenë.
