Nga sharjet në “Tiktok” te marrja peng, çfarë ndodhi mes Kozakut dhe Fabio Dushkut (VIDEO)

Kozak Braçi, i njohur ndryshe dhe si “mbreti” i Instagramit ka qenë kryefjalë e mediave mbrëmjen e djeshme pasi u mor peng nga disa persona. Këta të fundit hynë live në TikTok-un e tij, ku shiheshin duke e dhunuar fizikisht ndërsa kërkonin që të shprehte pendesë.

Thuhet se personat në fjalë kanë lidhje me një tjetër personazh të njohur, Fabio Dushku, i cili ndodhet në një burg në Athinës. Kjo ngjarje vjen pas një përplasjeje për disa javë me rradhë mes dy figurave të famshme. Pak ditë më parë, Kozakut i hodhën një kapsolle në shkallën e pallatit, për të cilën në fillim u raportua si tritol.

Por pas kësaj, Braçi shpërtheu në ofendime ndaj mirditorit që ndodhet aktualisht në burg, duke nënkuptuar se kishte qenë pikërisht ai pas kësaj ngjarjeje.

Kush është Fabio Dushku?

31-vjeçari shqiptar, i cili ndodhet momentalisht i burgosur në burgun e Koridhalosit në Greqi, ka rrëfyer për mediat greke jetesën atje. I riu shqiptar është dënuar me burgim të përjetshëm pasi akuzohet për dy vrasje, në Athinë dhe Selanik.

Në lidhje me këto ngjarje ai ka rrëfyer se është arrestuar pa fakte dhe pa asnjë lloj prove, pa u gjetur asnjë armë krimi dhe pa ADN. “Unë për çdo akuzë për veprat penale që kam kryer i kam pranuar vet ashtu siç ka ndodhur dhe pa u trembur”, ka rrëfyer Dushku.

Ai akuzohet edhe si pjesëmarrës i disa organizatave terroriste në Greqi, “17 Nëntori” dhe “Grupi i Zjarrit”, diçka të cilën e ka pranuar.

Ai ka shtuar:

Akuzohem si bashkëpunëtor dhe anëtari i dy organizatave të njohura në Greqi asaj 17 Nëntori dhe Grupi i Zjarrit, gjë të cilën e kam pranuar dhe e pranoj se jam pjesë e tyre, por nga ana tjetër më akuzojnë për vënie bombash gjë të cilën nuk e kam bërë asnjë here.”
Plani i famshëm i arratisjes

Dushku kishte hartuar një plan arratisje nga burgu i Koridhalosit ku përfshihej hedhja në erë e murit të burgut dhe parashikohej arratisja e disa prej krerëve të mafias greke, por edhe pjesëtarëve të grupit gueril “Komploti i celulave të zjarrit”, që vuajnë dënime për akte terroriste.

Ky plan u zbulua vetëm pas një kontrolli të befasishëm në qelinë e tij pasi u gjet një armë zjarri e çmontuar, disa thika artizanale, doreza hekuri dhe telefona celulare. Në momentin kur gardianët hynë në qeli e gjetën Dushkun duke folur në Skype.

Hera e parë që në burgjet greke gjenden laptopë me internet

Si gjetja me e rëndësishme konsiderohen dy laptopë që madje ishin të lidhura me internet nëpërmjet një USB-je. Në momentin kur gardianët hynë në qeli e gjetën Dushkun duke folur në Skype. Kjo u shënua si hera e parë që gjenden laptopë në burgjet greke.

Plani mendohet do të vihej në zbatim më 4 shkurt, ditën e manifestimit të protestës kundër emrit të Maqedonisë, ku do të përqendrohej gjithë vëmendja e forcave të rendit. Mendohet se të burgosurit do të merrnin peng gardianët dhe do t’i kërcënonin derisa t’u hapeshin dyert e hekurta dhe rruga drejt lirisë.

Për atë tentativë Fabio Dushku u dënua me 8 vjet burg, ndërsa gjatë procesit gjyqësor ishte shprehur krenar për miqësinë e tij me guerilasit e “Komplotit të Celulave të Zjarrit”. Ky dënim i ri iu shtua burgimit të përjetshëm që ishte caktuar për Dushkun.

Shqiptari aktiv në rrjetet sociale

Sipas mediave greke, Fabio Dushku kishte dhe profilin e vet ne Facebook, me emrin “Vrasësi profesionist”, ndërsa kishte publikuar edhe lidhje me Skype dhe shfaqej tejet aktiv në rrjetet sociale.

Postimet me “Fuck the police” dhe “Rroftë Anarkia” mbizotërojnë kudo. Shqiptari gjithashtu duket një fans i armëve dhe makinave të shtrenjta. I riu duket i apasionuar për të krijuar miqësira virtuale, ndërsa i pëlqejnë edhe këngët greke.

Fabio Dushku, mik i Alket Rizait

Mes shumë gjërave që ka postuar Fabio Dushku, spikat edhe një foto ku shihet bashkë me Alket Rizain, shqiptarin e njohur për arratisjet e tij të bujshme, që sot vuan ende dënimin në burgjet greke. Po ashtu, Dushku i kishte kushtuar rëndësi edhe vrasjes së bujshme e Vasilis Stefanakos, i cilësuar si ‘koka’ e mafias në Greqi si dhe njihet për lidhjen e tij të ngushtë me shqiptarin Alket Rizain. Stefanakos u qëllua me 11 plumba nga breshëria e një kallashnikovi.

Dushku i kushtoi një status prekës Stefanakos, ndërsa nuk nguron që ta quajë atë edhe mik. Madje në shenjë solidarizimi, më 17 janar, ditën kur ndodhi vrasja e Stefanakos, Dushku kishte vendosur edhe një fjongo të zezë në profilin e tij.


Shtuar 24.09.2021 09:22