Mbrëmjen e së shtunës u ekzekutua urdhër-arresti i GJKKO pas kërkesës së SPAK për arrestimin e Jamarbër Malltezit, si dhe masa detyrim paraqitjeje për ish-kryeministrin Sali berisha dhe biznesmenin Fatmir bektashi, të cilët akuzohen për tjetërsim të pronës së ish-Kompleksit PArtizani.
Pas ndalimit të Malltezit, po me vendim të GJKKO-së, këtij të fundit ju sekuestruan edhe disa pasuri, duke nisur nga llogaritë bankare te aksionet në disa kompani.
Pasuritë e vendosura nën sekuestro preventive:
16 pasuri të paluajtshme
6 llogari bankare (në euro, dollarë dhe lek)
45% e kuotave te kapitalit themeltar në shoqëritë “Homeplan” shpk
100 % e kuotave të ‘Magnet IMO” shpk
60% e kuotave Magnet Gym&Fit
“Mbështetur në kërkesën datë 15.10.2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin me nr. 410 datë 20.10.2023, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 16 (gjashtëmbëdhjetë) pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetasit J. M., 6 (gjashtë) llogari bankare (në euro, dollarë dhe lek) në emër të shtetasit J. M., si dhe kuotat e kapitalit themeltar në pronësi të shtetasit J. M. në shoqëritë “Homeplan” shpk (45% e kuotave), “Magnet IMO” shpk (100% e kuotave) dhe “Magnet Gym&Fit (60% e kuotave)”, thuhet në njoftimin e sotëm në SPAK.
Kujtojmë që Jamarbër Malltezi akuozhet për korrupsion pasiv, pasi gjatë kohës që ka patur vjehriin (Sali Berisha) në pozicionin e kryeministrit të Shqipërisë ka bërë të mundur tjetërsimin e pronave, si dhe akuzohet për pastrim parash në ndërtimin e kullave.
Gjithashtu Sali Berisha akuzohet se gjatë kohës që ka qenë kryeministër i Shqipërisë duke ndryshuar aktet ligjore dhe nënligjore ka mundësuar dhëndrin e tij (Jamarbër MAlltezi) për përfitin pronash.
Ndërsa Fatmir Bektashi (Ortaku i Malltezit), akuzohet për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.
/AlbEu.com/