Nga njollat në lëkurë te rënia e flokëve, mjekja dermatologe zbulon shenjat që lë Covid-i në trup

Mjekja dermatologe Monika Fida ka folur këtë të hënë për pasojat post Covid në në ABC Live.

Dermatologia në fjalën e saj është shprehur se problemet kryesore që lë Covid te pacientët janë lëkura dhe rënia e flokëve.

Sipas saj ka shumë raste që përmes njollave në lëkurë të mund të identifikohet që një person është i infektuar me Covid.

“Problemet mund të shfaqen që në momentin e infektimit, siç janë alergjitë. Ne kemi pasur raste të diagnostikimit të Covid duke u nisur nga lëkura post këtyre ne kemi vendosur dhe diagnozën Covid. Herpezosteri është një nga fenomenet e para që mund të dallosh që pacienti është i infektuar me covid, Ndërsa rënia e flokëve paraqitet pas 2 muajsh gati. Femrat kanë një % më të lartë të prekjes në lëkurë.

Në momentin që një pacient nuk trajtohet thellohet më shumë problemet. Në përkeqësimin klinik janë shumë faktorë që ndikojnë por është i rëndësishëm trajtimi sa më parë për të shmangur pasojat e mëvonshme të kurës së tyre”, ka thënë ajo.


Shtuar 31.01.2022 12:49