Nga njohja me partneren te ardhja në jetë e djalit Oliver, Klevis Balliu rrëfehet pa dorashka

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu ka ardhur me një rrëfim ndryshe, “i zhveshur” nga politika.

Për herë të parë ai ka zbuluar më shumë për ardhjen në jetë të djalit Oliver dhe marrëdënien me partneren e tij Fjorela.

“ Kur bëhesh baba ke më shumë frikë, je më në merak, ke një merak konstant por dhe një lumturi konstante. Çdo gjë që ndodh gjatë ditës mjafton të iki në shtëpi te Oliveri, emrin ja ka vënë e ëma Fjorela, çdo stres largohet. Është lumturia më e madhe e jetës time”, u shpreh Balliu, i ftuar në News 24.

Pyetje: A është Klevisi një baba që i vjen në ndihmë bashkëshortes?

Klevis Balliu: Për këtë duhet të pyesni Fjorelën, unë këtu do them jam shumë i përkushtuar, por ajo më tërheq vëmendjen ndonjëherë se vonohem në punë. Por politika është dinamike dhe nuk i vi dot Fjorelës në ndihmë aq sa duhet. Ajo e gjen më shumë kohën dhe pse ka angazhimet e veta në biznes, ka një dyqan lodrash.

Pyetje: Nuk flet shumë për raportin tuaj a është ajo e angazhuar në politikë ?

Klevis Balliu: Jo nuk është e angazhuar në politikë, madje ka qenë një nga debatet më të shpeshta kur ishim njohje, thoshte ç’lidhje kam unë me politikën. I thosha nëse nuk merresh ti me politikën do merret politika me ty./Albeu.com/


Shtuar 14.01.2023 22:41