Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Në pranga ka rënë një i ri për dhunë fizike ndaj nënës së tij, ndërsa një 40-vjeçar u arrestua për veprime të turpshme ndaj një vajze të mitur.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Tiranë
Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. Gj., 26 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. B., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme ndaj një shtetase të mitur.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
- P., 38 vjeç, D. M., 32 vjeç dhe E. P., 38 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
- K., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.