Shteti i Nju Jorkut do të heqë nga nesër masën e përdorimit të detyrueshëm të maskave në ambiente të mbyllura, kryesisht në dyqane, restorante dhe biznese, ka njoftuar guvernatorja demokrate Kathy Haëkul
Heqja e kësaj mase vjen pasi rastet e reja të Covid-19 të regjistruara çdo ditë në SHBA kanë qenë në rënie të vazhdueshme ditët e fundit.
Megjithatë, maska do të mbetet e detyrueshme në shkolla.
Më herët gjatë ditës, guvernatori i Massachusetts, Charlie Baker njoftoi se maska nuk do të përdoret më në shkolla nga 28 shkurti.
Çdo distrikt shkollor do të ketë mundësinë të ndërmarrë veprime në nivel lokal, nëse e sheh të përshtatshme./albeu.com