Në ministrinë e Brendshme ditën e sotme po zhvillohet prezantimi i arritjeve të ministrisë së Brendshme dhe asaj të Drejtësisë për vitin 2022 si dhe objektivat për 2023.
Të pranishëm ishin ministrat përkatës, Bledi Çuçi dhe Ulsi Manja.
Të lidhura
None found
Ky i fundit u shpreh se shumë nga objektivat që kanë dy ministritë kryqëzohen gjatë këtij viti. Për sa i përket arritjeve të 2022, Manja përmendi Reformën në Drejtësi. Një sukses tjetër që përmendi ishte miratimi i hartës së re gjyqësore.
Në 2023 objektiv kryesor mbetet zbatimi i hartës së re gjyqësore, e cila do të zbatohet në bashkëpunim të ngushtë me Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Manja: Arritje tjetër është shtyrja e mandatit të organeve të vettingut. Do jetë një process që do të mbyllet në vitin 2024 dhe sfida jonë më pas do të jetë plotësimi i vakancave.
Manja shtoi se kjo sfidë u krijua për shkak të largimeve të prokurorëve dhe gjyqtarëve nga procesi i Vettingut.
Ministria e Drejtësië për vitin 2022 ka nënshkruar një marrëveshje me ministrinë e Kroacisë për të na asistuar në procesin e negociatave, theksoi Manja./Albeu.com/
