Nga Kodheli tek ushtaraku që shërbeu në Afganistan, kush janë deputetët e rinj që morën mandatet e braktisura

KQZ është mbledhur sot dhe ka kaluar mandatet e dorëzuara nga deputetët që dolën fitues në zgjedhjet e 25 Prillit.

Pas dorëzimit të mandateve, në Kuvend futen:

Mandati i Gramoz Ruçit i ka kaluar Mirela Pitushit

Mandati i Najada Çomos i ka kaluar Mimi Kodhelit

Mandati i Lefter Kokës i ka kaluar Denis Deliut

Mandati i Mark Marku i ka kaluar Elda Hotit.

Po kush janë deputetët e rinj që futen në Kuvend?

Mirela Pitushi:

Partia Socialiste mori 9 mandate në qarkun e Fierit, ndaj me dorëheqjen e Ruçit, mandati do t’i kalojë Mirela Pitushi.

Pitushi ka arritur të sigurojë më shumë vota nga kandidatët që nuk arritën të ishin në listën fituese.

Ajo ishte renditur e 11-ta në në listën e PS-së në qarkun e Fierit dhe arriti të sigurojë 3508 vota, më shumë se sa kandidatët e tjerë në listën jo fituese të PS-së.

Mimi Kodheli:

Kodheli nuk mundi të merrte mandat deputeti në zgjedhjet e 25 Prillit, një rezultat ky I pritshëm për shkak të pozicionit të saj në listën e PS në Tiranë. Mimi Kodheli ka një karrierë shumë të gjatë në politikë, prej viti 2002 ku është angazhuar në PS dhe ka mbajtur pozicione shumë të rëndësishme. Pas dorëheqjes së Çomos, Kodheli deklaroi se është e gatshme për të marrë mandatin.

Denis Deliu:

Vendin e Lefter Kokës si deputet në Kuvend, do ta zërë Denis Deliu. Ky i fundit, mbante numrin e 13 në listën e PS në Durrës, për zgjedhjet e 25 prillit.

Deliu ka një karrierë në fushën ushtarake. Prej vitesh është bërë pjesë e Forcave të Armatosura në Gardën e Republikës, ku tashmë mban pozicionin e shefit të Sigurisë në Organet e vettingut.

Deliu ka qenë pjesë emisionit në Afganistan ku dhe mbeti i vrarë kolegu i tij Feti Vogli.

Po ashtu ai ka marrë shumë vlerësime nga institucionet vendase dhe ndërkombëtare. I 13-ti në listën e deputetëve në garë në qarkun e Durrësit, Deliu mori 2848 vota.

Elda Hoti:

Në bazë të listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Lezhës, pas Markut, në listë është kandidatja Elda Hoti si më shumë e votuara, si kandidate e Partisë Republikane.

Ajo renditej e 5 në listë me 2733 vota, duke mos u bërë dot pjesë e listës fituese nga zgjedhjet e 25 prillit pasi koalicioni i PD mori vetëm 4 mandate.

Hoti rikthehet në Kuvendin e Shqipërisë si kandidatë e PD pas një legjislacioni si deputete e LSI.

Deputetja u bë e famshme në rrjetet sociale pas një interviste ku fliste për përfshirjen e saj në politikë por habiti kur nuk dinte kur ishte formuar LSI, parti e cila e futi në Kuvendin e Shqipërisë. /albeu.com/