Grupi organizator i cili ka zhvilluar protestën për çështjen e Zvërnecit, ka zbardhur agjendën e tubimeve që do mbahen në Diasporë, duke nisur nga vendet e Europës deri në Amerikën e Veriut. Protesta do të zhvillohet edhe në disa qytete të vendit si Durrësi, Korçë dhe Vlorë.
Në kalendarin e publikuar thuhet se protesta për çështjen e Zvërnecit do të zhvillohet në Berlin, Mynih, Stockholm, Milano, Londër, New York, Bruksel, Bologna, Firenze, Shkup dhe Toronto.
Të lidhura
None found
Qytetarët kanë organizuar tre protesta deri në këto momente, kundër investimeve në Zvërnec, Rrjoll dhe Durrës. Ata kanë zgjedhur që kjo protestë mos të ketë asnjë nuancë politike, pasi në thirrjet e tyre dëgjohej mesazhi “Rama në burg, Berisha në burg”. Protestuesit përcollën mesazhin “Nesër më shumë”, duke paralajmëruar mobilizim të mëtejshëm në lidhje me këtë situatë.
Protestuesit kërkojnë anulimin e projektit të ndërtimit në zonën e Zvërnecit, duke e cilësuar atë si ndërhyrje në një zonë të mbrojtur dhe duke akuzuar qeverinë për favorizim të interesave private në dëm të pronës publike. Nga ana tjetër, ata pretendojnë se investitorë të ndryshëm po përfitojnë nga toka shtetërore në mënyrë të padrejtë.
Sipas kalendarit të publikuar:
-Tiranë (3 Qershor): Tubimi nis në orën 18:00 te Sheshi Skënderbej, nga ku qytetarët do të marshojnë drejt Kryeministrisë.
-Durrës (3 Qershor): Në orën 16:00, përballë Bashkisë dhe përballë Pallatit të Kulturës.
-Organizatorët njoftojnë se për datat 4 dhe 5 Qershor, orari dhe vendi për Tiranën do të konfirmohen dhe do të publikohen një ditë përpara.
Protestat më 5 Qershor (Në Shqipëri dhe Diasporë)
-Korçë: Ora 18:00, Tek Pedonalja.
-Berlin (Gjermani): Ora 18:30, mbledhja bëhet tek Ambasada Shqiptare (Friedrichstr. 231, 10969 Berlin).
-Mynih (Gjermani): Ora 18:30, tek Konsullata Shqiptare (Albert-Schëeitzer-Strasse 62, 81735 München).
-Stockholm (Suedi): Ora 18:00-20:00, pritet konfirmimi nga Policia, por mund të jetë përballë Parlamentit (Mynttorget).
E shtuna e 6 qershorit shënon një kulm tjetër të protestave, ku epiqendra zhvendoset pranë zonës së prekur:
-Vlorë: Ora 11:00, Hidrovor, Akërni.
-Milano (Itali): Ora 10:00-13:00, Vendi: Piazza Mercanti.
-Firenze (Itali): Ora 10:30, Vendi: Piazza della Signoria.
-Londër (Mbretëri e Bashkuar): Ora 11:00, Para Ambasadës Shqiptare.
-Neë York (SHBA): Ora 14:00, pranë Konsullatës Shqiptare (Albanian Consulate in Neë York, 320 E 79th St, Neë York, NY 10075).
-Toronto (Kanada): Ora 18:00, Vendi: Sankofa Square.
Kalendari i protestave shtrihet edhe në javën pasardhëse:
-Bruksel (Belgjikë) – 7 Qershor: Ora 11:00, përpara Parlamentit Europian.
-Bologna (Itali) – 7 Qershor: Ora 18:00, Vendi: Piazza Mercanti.
-Shkup (Maqedoni e Veriut) – 8 Qershor: Ora 16:30, Para Ambasadës së Shqipërisë (Rr. Slavej Planina 2).
-New York (SHBA) – 15 Qershor: Një tjetër tubim në orën 11:00, para Ambasadës Shqiptare (320 E 79th St, Neë York, NY 10075).
