‘Nga mesi e poshtë po, lart jo!’ Debati për sekretet: S’ka më doli padashje

A duhet t’i themi të gjitha apo të mbajmë diçka për vete?! Kjo ishte tema e diskutimit sot në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin, ku ishin të ftuara Klaudia Hila, Gerta Gixhari dhe Algiona Aga.

Klaudia u shpreh se kur dikush të beson diçka nuk duhet kurrsesi ta tregosh.

“Mendoj që kur dikush të beson diçka, për asgjë në botë nuk duhet ta thuash. Kështu që mendoj se janë disa momente që vërtet nuk duhet t’i themi disa gjëra”.

Gerta Gixhari tha se nuk ndan asnjëherë gjëra, madje kujdeset që edhe në shtëpi të mos e transmetoj problemin. Po në raport në çift ka disa gjëra që Gerta i mban për vete?

Është një shprehje në fakt që burrit nga mesi e poshtë tregoji, nga mesi e lart mos i tregoi”, tha me humor Gerta.

Më tej shtoi se: “Mua personalisht nuk më kupton kurrë nëse kam një problem ose jo, është parim personal i imi jo vetëm tek kolegët po dhe familjarët e mi. Unë nuk përhap panik. Kur një personi ia thua problemin tënd, ai nuk të zgjidh gjë, pse duhet tia tregosh?! Dua të gjej forcën tek vetja për ta përballuar atë problem dhe jo të ankohem. Problemet në çift janë shumë thellë brenda meje dhe nuk diskutohen fare, sepse unë dhe partneri i zgjidhim gjërat shumë mirë me njeri-tjetrin pa e diskutuar fare me familjarët”.

Ndërkohë Algiona u shpreh se:

Nëse do më kishe pyetur para dy vjetësh tregoja çdo gjë, një gazetë e hapur. Por kuptova që, nuk e di a syri, a u bëra unë supersticioze, por në fakt kur i ndaja gjërat nuk më ecnin më mirë, në projekte në marrëdhënie, në shoqëri saqë kam filluar dhe vë rregulla, nuk ka më foto në Instagram, nuk ka më tregim projektesh”.

 


Shtuar 28.09.2022 18:05