Nga kutia me kanabis që hodhi nga dritarja te malli me vlerë 500 mijë euro, prangoset shqiptari në Itali

Një 40-vjeçar shqiptar në Itali ka rënë në prangat e Policisë pasi u kap me kanabis.

Policia pikasi një automjet i cili po bënte lëvizje të dyshimta në Arezzo dhe pa se hodhi një kuti kartoni me kanabis nga dritarja.

Rezultoi se shqiptari kishte 5 kg hashash në automjet ndërkohë gjatë kontrolleve në një hambar të përdorur nga shqiptari u kapën në total 60 kg hashash.

Vlera e mallit në treg kapte vlerën e 500 mijë eurove./albeu.com


Shtuar 3.09.2021 19:57