Mimoza? Cila Mimozë?
Nuk ndodh rrallë, kur dëgjon një bisedë mes dy shqiptarëve të jetë e nevojshme përcaktimi i dikujt me emër dhe mbiemër, ndoshta edhe emrin e prindrit, për të kuptur se për kë bëhet fjalë.
Kjo ndodh pasi njohin më shumë se një person me të njëtin emër. Pasi ju trguam se kush janë emrat më të përdorur të burrave në Shqipëri, është rradha e emrave të grave.
Në 10 qytete të vendit emri më i përhapur është Mimoza. Më pas emri i dytë më i përhapur është “Fatime” në 7 qytete, ndjekur nga emri Kristina që në 6 qytete në Jug – Lindje të vendit është më i përhapuri.