Nga inaugurimi i apartamenteve në Laç te fjala në Kuvend, zbardhet agjenda e Erdoganit në Tiranë

Të hënë vjen në Shqipëri presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Tashmë, agjenda e tij për turin e 17 janarit është zbardhur.

Mësohet se ai të pritet në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit nga kryeministri Edi Rama në orën 09:00. Më pas do të ikë në Laç për inaugurimin e apartamenteve të ndërtuara me financimin nga Turqia.

Pas kësaj, Erdogan do të zhvillojë një takim kokë më kokë me kryeministrin dhe në orën 14:00 do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët.

Në 17:00, Erdogan do të mbajë një fjalë mbështetëse në Parlament në seancë plenare, pastaj largohet nga vendi.

 


Shtuar 14.01.2022 22:09