Nga “Hammer H2” tek “Range”, 7 makinat luksoze të sekuestruara të biznesmenit Adem Metkola

Ditën e djeshme, Prokuroria e Tiranës, sekustroi prona dhe llogari bankare të biznesmenit Adem Metkola, gjithashtu, mësohet se mes këtyre, i janë bllokuar dhe 7 automjete luksoze.

Sipas informacioneve, Adem Metkola, ka jetuar në Angli por disa vite më parë ai është dëbuar nga ky vend dhe riatdhesuar në Shqipëri.

Paratë e fituara prej tij në Angli, janë dërguar në Shqipëri nga shtetësja Angleze, Carolyn Patricia Perry.

Mjetet që i janë nënshtruar masës së sekuestros prenventive janë automjete luksoze ku mes tyre është dhe një “Hammer H2”, një “Range Rover Evoque” luksoze, duke vijuar më pas në një mjet tjetër luksoz siç është “BMW X6 Xdrive” 35D.

Sikuestrimi i prokurorisë më tej ka vijuar në bllokimin e një “Smarti”, Suzuki dhe një “Mercedes Benz Ml”.

Dërgesat janë bërë nga shteti anglez dhe dërgues kanë qenë shtetas të huaj, ku midis tyre dhe përfituesve nuk provohet asnjë lidhje.

Transfertat bankare në llogaritë e tyre, janë bërë pa përshkrim veprimi.

Lidhur me këto transferta, Adem Metkola, ka deklaruar se shumat e depozituara në llogarinë e tij kanë qenë kapar për blerjen e një pasurie të paluajtshme në Durrës, e cila do të përdorej për të ndërtuar një resort turistik ku të dy do ta kishin në bashkëpronësi.

Në këtë skemë dyshohet se është e përfshirë edhe shtetasja britanike Carolyn Patricia Perry, e cila ka kryer transferta për shtetasin nën hetim si dhe gjithashtu, ka blerë pasuri në bashkëpronësi me ta me vlera të konsiderueshme.

Në 28 dhjetor 2022 Adem Metkola, së bashku me shtetasen angleze Carolyn Patricia Perry, kanë marë një lejë për ndërtimine një objekti “Hotel”, me vendndodhje në rrugën: “Currila”, Bashkia Durrës.

Mjetet e sekuestruara:

“Smart Micro Compact”

“Hummer H2”

”Suzuki Swift”

“Mazda 2500”

“BMW X6 Xdrive” 35D

“Mercedes Benz ML”

“Range Rover Evoque”.