Nga Franca japin lajmin e madh, Monza mund të transferojë yllin e PSG-së

Monza i është rikthyer përsëri emrit të Mauro Icardit për në merkato.

Sipas raportimeve nga e përditshmja franceze “L’Equipe”, një optiomizëm i madh ekziston nga drejtuesit e Monza për ta sjellë argjentinasin përsëri në Itali.

Icardi ka dëshirë të larghet nga PSG pasi edhe vet ai e ka kuptuar se nuk ka një vend titullari në ekipin e parë.

Klubi i Berlusconit është i gatshëm ta afrojë atë te Monza dhe rroga e tij nuk do të jetë problem, pasi PSG mund të paguaj një pjesë të saj./ h.ll/albeu.com


Shtuar 2.08.2022 10:36