Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka pranuar se shtratin me presidetin Ilir Meta e ndan bashkë me Kushtetutën.
Në një intervistë të shkurtër për emisionin “Fiks Fare”, ajo u shpreh se janë vetëm 10 ditë larg zgjedhjeve, ndërsa shtoi se kreu i shtetit është i dhënë pas thashethemeve.
Po ashtu Kryemadhi gjeti edhe nga një të mirë edhe tek Lulzim Basha; Sali Berisha dhe Edi Rama.
PJESË NGA INTERVISTA:
PYETJE: Ato festat e LSI, Gon Cela,
PERGJIGJE: Goni nuk ndalon, Goni e ka festë gjithë jetën e vetë.
PYETJE: Është Mona e Ilirit apo Iliri i Monës?
PERGJIGJE: Unë di të them që këta të rinisë thonë Mona, Mona je e jona. LRI. Me këtë moshë që jemi ne, s’jemi as të njërit as të tjetrit. Nuk i hyjmë në punë njeri tjetrit.
PYETJE: Nga cila anë mban kushtetutën dhe nga cila ty?
PERGJIGJE: Unë do ta shkruaj kushtetutën më 25 prill. Jemi puthur me fshehtësi, por nuk mendoj që është shumë e rëndësishme se na janë bërë fëmijët nga 20 e ca vjeç. Sebep është bërë PS. Po përsëri sebep do të jetë PS që socialistët të votojnë LSI.
PYTJE: Do martoheshe prapë me Ilir Metën?
Kryemadhi: Nuk bëhet në kohë fushatas se jamdënuare me pushkatim, me dënim të përjetshëm. Në periudhë fushatash nuk pyetet për dashuri.
PYETJE: LSI ka nxjerrë tradhëtarë më shumë se çdo parti tjetër
Kryemadhi: Që kur ka ardhur Monika nuk ka. Janë ata të Kushtetutës.
PYETJE: Çfarë pëlqen tek Basha?
Kryemadhi: Toleranca, ndjenja e qytetarisë për mua është pika më fortë.
PYETJE: Rama?
Kryemadhi: E vdes Lalin Erin në dru. Është nga këta që e fusnin në ujë dhe nuk i lë asnjë shenjë.
PYETJE: Berisha?
Kryemadhi: Stoik dhe karizmatik. Është edhe qëndrestar.
PYETJE: Një gjë që nuk të pëlqen tek Meta?
Kryemadhi: Vdes për thashetheme. E ka me dëshirë të madhe që t’i dëgjojë.