Nga diabeti deri tek kanceri, pse ndiheni të lodhur gjithë kohës?

Nëse ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës, atëherë duhet të dini se ka një shpjegim shkencor për këtë gjë. Dr Karan Raj, ka zbuluar një arsye të zakonshme pse njerëzit ndihen të pafuqishëm dhe flenë gjumë vazhdimisht.

Sipas tij, e gjithë kjo ka të bëjë me atë që quhet “ora e trupit”. Trupi i njeriut krijon në mënyrë natyrale hormone, të cilat na bëjnë të ndihemi të përgjumur, varësisht ndriçimit të dritës jashtë.

Dr Raj u shpjegoi 4.4 milion ndjekësve të tij në “TikTok”, se arsyeja kryesore pse kjo ndodh është “jet lag (term i përdoruru për t’iu referuar problemeve me gjumin)”, shkruan “The Sun”.

Ai tha: “Nëse jeni të lodhur gjatë gjithë kohës, atëherë kjo mund të ndodhë si pasojë e jet lag (probleme me gjumin). Flini vonë gjatë fundjavës dhe zgjoheni gjithashtu vonë, sepse përpiqeni të rifitoni gjumin që keni humbur gjatë ditëve të javës. Gjumi nuk funksionon në këtë mënyrë. Trupi juaj e adhuron rutinën. Ai ju tregon se kur duhet të zgjoheni dhe kiur duhet të flini. Nëse vazhdoni të ndryshoni orarin e gjumit, atëherë do të ndiheni të lodhur dhe të përgjumur për pjesën më të madhe të kohës.”.

Nuk është gjë e mirë për shëndetin nëse vazhdoni të flini, kur trupi ju jep sinjalet se është koha për t’u ngritur dhe e anasjellta, zgjoheni kur trupi ka ende nevojë për gjumë.

Sipas doktorit nuk duhet ta ndryshoni rutinën tuaj të gjumit, ose do ju duhet të përballeni me pasojat. Problemet me gjumin mund të shkaktojnë edhe probleme me peshën, mund të ndryshojë nivelin e hormoneve në trup dhe mund të rrisë rrezikun e aksidenteve rrugore apo të sëmundjeve të shëndetit mendor.

Në mënyrë indirekte, ndryshimi i rutinës së gjumit mund të shkaktojë ndryshime në trup, të cilat mund të jenë edhe vdekjeprurëse. Nëse nuk i kushtoni rëndësi kohës së pushimit të trupit, mund të përballeni edhe me diabetin, kancerin, sindromën e e lodhjes kronike dhe me problemin e gjumit.

 


Shtuar 1.12.2021 07:36