Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona për vepra të ndryshme penale, përfshirë dhunën në familje e vjedhjen.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin D. Sh., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi i ka marrë një shumë parash një shtetasi, duke e mashtruar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasit:
– Y. H., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”;
– E. H., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi i ka vjedhur portofolin një shtetasi.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– D. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit;
– A. D., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin H. P., 78 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.