Nga deputetët pa çadër, te Balluku “në të zeza”, çfarë nuk u pa gjatë mbledhjes së kryesisë së PS (FOTO LAJM)

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në maj të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë nga fotografitë e mëposhtme shihen edhe deputetët socialistë teksa hyjnë në selinë e Partisë Socialiste.

Disa prej tyre kanë zgjedhur të hyjnë me çadra, e disa të tjerë si Pandeli Majko dhe Blendi Klosi, kanë zgjedhur të ecin pa çadra, teksa ishte duke rënë shi.

Ndërkohë në përfundim të mbledhjes, kryeministri Edi Rama ka folur për mediat lidhur me disa zhvillime në mbledhje.