Nga dashuria që ka për Olsin tek planet për t’u bërë mama, Egli i tha të gjitha (FOTO LAJM)

Olsi Bylyku dhe Egli Tako janë një nga çiftet më simpatik të showbizit. Ata kanë disa vite të dashuruar dhe lidhja e tyre tashmë është konsoliduar. Familjet e tyre njihen prej kohësh me njëra-tjetrën dhe madje ata bashkëjetojnë prej vitesh me njëri-tjetrin.

Dyshja prej ditësh po shijojnë pushimet nga ku kanë ndarë imazhe të shumta për ndjekësit e tyre.

Së fundmi, partnerja e Olsit ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ku patjetër që nuk kishin si të mungonin pyetjet në lidhje me planet e së ardhmes me Olsin.

 “Ke menduar ndonjëherë të bëhesh mama tani afër?”, ishte pyetja që iu bë Eglit, së cilës ajo iu përgjigj: “Pse keni të gjithë këtë përshtypje këtë vit? Jo, nuk e kam në plan për momentin…”.

Po ashtu ka nga ata që janë dyshues për marrëdhënien e tyre.

“Sa për qind e do Olsin?”.

Mesa duket kjo nuk i pëlqeu aspak Eglit, ndaj dhe i dha një përgjigje mjaft të prerë.

“Aman, ku i gjeni këto pyetje?! Si mund të matet dashuria me përqindje? Apo me njësi matëse? E dua. Mere vendose në peshore këtë fjalën dhe shikoje sa kile bën. Më thuaj dhe mua pastaj se jam kurioze”, u përgjigj ajo. /iconstyle

Shtuar 3.08.2021 15:24

Tags: