Nga Braçe me syze dielli në seancë te Duma me të bardha, deputetët paradë mode në Kuvend  (FOTO LAJM)

Me ardhjen e verës, veshjet e deputetëve bien më shumë në sy për shkak të ngjyrave. Mirëpo këtë herë, show nuk kanë dhuruar vetëm gratë deputete, por edhe burrat.

Si për shembull, deputeti socialist Erion Braçe i cili syzet e diellit i mban edhe brenda në Kuvend.

Pastaj kemi dhe ministren socialiste, Elisa Spiropali, e cili u kthye nga Ukraina, por vazhdon të solidarizohet me vendin që ndodhet në luftë, duke u veshur me kostum ngjyrë ulliri.

Por, ajo që gjithmonë merr vëmendjen dhe nuk kalon pa rënë në sy është Grida Duma. Deputetja demokrate, që shquhet për klasin, kishte zgjedhur një fund dhe këmishë të bardhë që i nxirrnin në pah linjat.

Shihni më poshtë si u veshën deputetët sot në Kuvend./albeu.com

\

 


Shtuar 16.06.2022 16:21