SPAK në bashkëpunim me antimafian italiane finalizuan sot një hetim që përfundoi me prangosjen e dy shtetasve shqiptarë dhe shpalljen në kërkim të biznesmenit të njohur të naftës, Rezart Taçi.
Ata së bashku me disa shtetas italianë akuzohen për pastrim parash në kuadër të një grupi të mirëstrukturuar kriminal, që dyshohet se pastronte paratë e mafias famëkeqe “Cosa Nostra”.
Rezart Taçi është i njohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera si një boss nafte.
Ai hapi pikat “Taçi Oil” në shqipëri dhe gradualisht arriti në majën e piramidës së biznesmenëve të pasur shqiptarë.
Kujtojmë se gjatë kohës kur Berisha ishte kryeministër ai bleu ARMO-n, gjigantin e përpunimit të naftës në Shqipëri.
Ai u kthye në një nga biznesmenët kryesorë për karburantet. Taçi bleu pas disa kohësh dhe një ndër televizionet më të rëndësishme të kohës, “TV Alsat”. Ai mori goditjen finale në vitin 2013 kur tatimet i bllokuan rafinerinë e hidrokarubureve ARMO.
Ai në vitin 2016 Taçi u arrestua në Zvicër me urdhër të Prokurorisë Publike të kantonit të Gjenevës në Zvicër, për akuzën e “mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave dhe i stampave ose i formularëve”.
Ky hetim, kishte nisur pas kallëzimit të dy kompanive, një e regjistruar në shtetin panamez me emrin “ëallis Trading INC” dhe ajo holandeze me emrin “Trafigura Beheer Bv”. Këto kompani, që në vitin 2009, kishin një marrëveshje tregtare me kompaninë e tij./albeu.com/