Nga Boris Johnson te Liz Truss e Ben Wallace, Rusia u ndalon hyrjen në vend anëtarëve të qeverisë britanike

Ministria e Jashtme e Rusisë ka ndaluar hyrjen në vend për Boris Johnson, sekretaren e jashtme Liz Truss, sekretarin e mbrojtjes Ben Wallace dhe 10 politikanë dhe anëtarë të tjerë të qeverisë britanike, raporton Reuters.

Masa u mor “duke pasur parasysh veprimin e pashembullt armiqësor nga qeveria britanike, në veçanti vendosjen e sanksioneve kundër zyrtarëve të lartë rusë”, raporton Reuters në një deklaratë të ministrisë.

Deklarata shtoi se së shpejti lista do të zgjerohet./albeu.com