Nga bizelet që simbolizojnë paratë te petët, pjatat me të cilat festohet Viti i Ri anembanë botës

Ndërsa Viti i Ri mbërrin në mbarë botën, ëmbëlsirat dhe ushqimet speciale janë të shumta, si për shembull petë të gjata (që përfaqësojnë jetë të gjatë), bizele (që përfaqësojnë monedhat) apo edhe mishi i derrit (që përfaqëson fatin e mirë).

Një traditë ushqimore e Vitit të Ri në jugun e SHBA, Hoppin’ John është një pjatë me bizele, që simbolizojnë paratë dhe oriz, që shpesh shërbehet me zarzavate të tjera të gatuara dhe bukë misri e cila ka ngjyrën e arit.Thuhet se pjata sjell fat në vitin e ri.

Nga ana tjetër e oqeanit, në Spanjë njerëzit festojnë duke ndjekur një traditë të pazakontë vjetore, në mesnatë, ata hanë një kokërr rrush për çdo tingull të ziles së orës, pra 12 kokrra në total kur ora shënon mesnatën.

Në Holandë, topat e vajit të skuqur, ose oliebollen, shiten me karroca të rrugës dhe konsumohen tradicionalisht në natën e Vitit të Ri dhe në panaire të veçanta festive. Janë petë të ngjashme të bëra duke hedhur një lugë brumi të spërkatur me rrush pa fara ose rrush të thatë në një tigan të thellë dhe më pas pluhurosur me sheqer pluhur.

Italianët festojnë natën e Vitit të Ri me La Festa di San Silvestro, shpesh duke filluar me një “cotechino con lenticchie” tradicionale, një salcice dhe me thjerrëza që thuhet se sjell fat (thjerrëzat përfaqësojnë para dhe fat të mirë).

Në familjet japoneze, familjet hanë petë soba me toshikoshi soba ë cilat janë disa petë të ngjashme me spagetit italiane në pamje, në mesnatën e Vitit të Ri për t’i dhënë lamtumirën vitit të shkuar dhe për të mirëpritur vitin që vjen. Tradita daton në shekullin e 17-të, dhe petët e gjata simbolizojnë jetëgjatësinë dhe prosperitetin.

Tamales, brumi i misrit i mbushur me mish, djathë dhe shtesa të tjera të mbështjella me një gjethe bananeje ose një lëvore misri, shfaqen pothuajse në çdo rast të veçantë në Meksikë, por sezoni i festave është një kohë veçanërisht e favorizuar për ushqimin.


Shtuar 31.12.2022 20:46