Nga autizmi tek tumori e koma. Nëna e prekur: Mjekët s’na jepnin shpresë

Historia e familjes Masha është një kalvar i gjatë vështirësish por edhe shprese. Brixhida Muça Masha sëbashku më bashkëshortin e saj prej 18 vitesh jeton sfidën e problemeve shëndetsore të djalit të tyre i cili është nën spektrin e autizmit dhe vuan nga masa tumoriale në kokë. Brixhida rrëfeu historinë e saj në ‘Abc e Pasdites’ ku ndër të tjera zbuloi dhe mënyrat si ja ka dalë të bashkëjetoj me këtë dhimbje.

“Bashkëjetesa vjen duke e pranuar. Ti si nënë apo si baba duhet ta pranosh që kjo është tashmë gjendja e fëmijës tënd, por pas saj duhet të mendosh se çfarë duhet të bësh. Dhe ajo është detyra si prind dhe të informohesh. Unë nuk do rri të pres momentin e fundit të jetës së djalit, por ta lumturoj dhe të jetoj të gjitha aspektet deri sa ai të ketë frymën e fundit.” – shprehu ajo për 18 vitet e fundit të jetës së saj.

Muenisi i cili sot gëzon 18 vite jetë, është diagnostikuar nën spektrin autik në moshën 2 vjecare, dhe disa vite më vonë kanë zbuluar edhe tumorin në trurin e tij.

“Kur ka shkuar për herë të parë ne reanimacion dhe e shoh mes tubave në gjendje të shpërfytyruar, ishte një shok shumë i madh. Ai sot vazhdon jetën, tumori vazhdon aty edhe pse ka bërë 4 operacione. Ka dalë jashtë parashikimeve mjekësore. Më janë caktuar afate të jetës së tij, me doktorë nga e gjihtë bota që ai ka dhe kaq kohë jetë. Unë nuk e besoja asnjëherë. Caktimet dhe zgjidhjet përfundimtare i ka Zoti në dorë.” – tha Masha.

 

 


Shtuar 27.01.2022 18:19