Neymarit i vdes shoku i ngushtë, ja reagimi i tij prekës

Neymar ka humbur shokut të tij të ngushtë.

Bëhet fjalë për këngëtarin brazilian, Kevin Nascimento Bueno, i njohur gjithashtu si MC Kevin. Artisti vdiq të dielën pasi ra nga kati i pestë i një hoteli, vetëm disa javë pasi u martua dhe lajmi ka trishtuar shumë Neymarin.

Ata kishin qenë miq të ngushtë dhe kishin bërë plane për t’u takuar gjatë verës.

“Nuk mund ta besoj, ai ishte vetëm 23 vjeç”, tha Neymar në një postim në Instagram.

“Nuk di çfarë të them. Unë jam thjesht mirënjohës për afeksionin që keni treguar ndaj meje, fotot, tatuazhet. Ne kishim planifikuar të takoheshim me pushime, por fatkeqësisht tani nuk mundemi. Jam i sigurt, sidoqoftë, që unë do të përqafoj akoma dhe gjithmonë do të vlerësoj besimin tënd tek unë dhe personi që jam. Pusho në paqe miku im”, shkruan Neymar.


Shtuar 17.05.2021 22:45