Nesho: Konferenca e tre liderëve show, vajtën për të legjitimuar “Ballkanin e Hapur”

Show mediatik, e ka cilësuar diplomati Agim Nesho konferencën e sotme të kryeministrit shqiptar, atij maqedonas dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ndërkohë që BE nuk dha sërish “dritë jeshile”.

Në studion e “Log.” me Endri Xhafon, Nesho tha se ata vajtën atje për rtë legjitimuar nismën e “Ballkanit të Hapur”, si iniciativë paralele me BE-në.

“Ishim përgatitur që nuk do e merrnin hapjen e negociatave. Nuk ishte çështje e Bullgarisë. Macron tha se bullgarët kërkonin edhe disa garanci nga BE. Jam dakord me Erisa Zykajn që tha se mund të luhet edhe për komunitetin politik evropian. Vendet e Ballkanit Perëndimor vajtën për të legjitimuar Ballkanin e Hapur si një iniciativë paralele. Pranuan idenë e Macron pa u diskutuar me të gjithë.

Këtu ky komunitet është një hapësirë që vendet e tjera që nuk plotësojnë detyrat e shtëpisë, të gjendet diçka, një organizëm tjetër dhe ata të quhen që janë afër Evropës po nuk janë brenda saj. Liderët shqiptarë e pranuan, se ka afruar që nga Britania deri te Turqia dhe kjo u jep atyre mundësi për të vazhduar me Ballkanin e Hapur.

Kemi deklaratën e Vuçiç, që thotë se ia bëra të qartë kancelarit Kosovës që ne nuk do ta njohim kurrë Kosovën. Ajo konferencë ishte show mediatik. Një deklaratë e tillë mohuese që është parakusht i o panegociueshëm nga serbët.

Kemi regjime hibride. Këta lidee me pozicionin që ka thënë Macron e ndjejnë veten komfront”, deklaroi Nesho./abcnews.al


Shtuar 23.06.2022 22:25