Nesër nis muaji i bekuar i Ramazanit, çfarë të hani për iftar dhe syfyr

Nesër nis muaji i bekuar i Ramazanit. Gjatë këtij muaji është e rëndësishme që të ruani energjitë tuaja dhe të shmangni tundimet për të ngrënë ushqime të dëmshme. Për Ramazan, dieta e ushqimeve është krejtësisht e ndryshme nga dietat e tjera. Agjërimi, duhet të mbahet me kujdes, prandaj është e rëndësishme të hani edhe ushqime, të cilat ju mbajnë të shëndetshëm dhe të hidratuar. Albeu.com sjell për ju ushqimet që duhet dhe s’duhet t’i hani për Ramazan.

Çfarë të hani për syfyr?

Frutat dhe perimet janë të pasura me fibra dhe janë thelbësore gjatë agjërimit, pasi që e rrisin ndjenjën e të qenit i ngopur, si dhe parandalojnë kapsllëkun. Gjithashtu, ato përmbajnë vitamina dhe minerale të cilat janë vitale për shëndetin e mirë.

Ushqimet me karbohidrate dhe fibra si orizi ngjyrë kaf dhe buka me miell të pasitur marrin më shumë kohë të treten, gjë që i mban nivelet e energjisë më gjatë.

Mishi i pulës, peshku dhe produktet tjera bulmeti pa yndyrë janë burim i mirë proteinash, si dhe e kufizojnë yndyrën, si dhe ndihmojnë në forcimin e sistemit të imunitetit dhe mirëmbajtjen e eshtrave të fortë.

Çfarë të hani për iftar?

Iftari është koha ku rimbushni nivelet e energjisë, prandaj duhet t’i konsumoni të gjitha ushqimet e duhura që ju ngopin.

Nutricionistët rekomandojnë të hani fruta. Njësoj si për syfyr mund të hani oriz dhe bukë me miell të pasitur pasi kanë karbohidrate që e furnizojnë trupin me energji, fibra dhe minerale.

Hani ushqime si pula, peshku, vezët dhe produkte tjera bulmeti.