“Nëse na mbaron ushqimi, do të kapim zogj”, komandanti ukrainas i bllokuar mes civilëve në fabrikën e çelikut tregon strategjinë

Teksa lufta në Ukrainë është në muajin e tretë të saj, situata më problematike paraqitet në  Mariupol, ku është shkatërruar më shumë se 70% e qytetit.

Civilët dhe forcat ukrainase të strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol po përballen me bombardime “të pandërprera”, ndërkohë që furnizimet e tyre ushqimore janë duke mbaruar. Kështu deklaron një kapiten në uzinë.

“Sulmet vazhdojnë pa ndalesë. Ka pasur artileri tankesh, dhe çdo 3-5 minuta, bombardime ajrore,” tha Svyatoslav Palamar, zëvendëskomandant i Regjimentit Azov ukrainas. “Ka ende civilë të strehuar në uzinë, dhe megjithatë armiku vazhdon bombardimin.”. Rreth 100 civilë u evakuuan nga centrali të dielën, por një evakuim i mëtejshëm i planifikuar për të hënën nuk u bë. Ndërkohë, që furnizimi me ushqime është i pakët, raporton CNN.

“Nuk mund t’ju them me siguri se sa ka mbetur për sa ditë, por mund t’ju siguroj se po kursejmë. Jemi të frikësuar për ujin, ushqimin, veçanërisht për municione”, -tha Palamar. “Nëse më e keqja vjen dhe na mbaron ushqimi, do të kapim zogj dhe do të bëjmë gjithçka vetëm për të qëndruar të patundur. Për momentin, i gjithë territori i uzinës është nën kontrollin tonë dhe mbrojtja jonë është përgjatë perimetrit të fabrikës së çelikut Azov, ne po e mbajmë mbrojtjen”, tha ai./albeu.com/