Nëse i bëni këto tre gjëra, tregon se ju keni shumë vetëbesim

Vetëbesimi ka të bëjë me sigurinë se ne mund të kemi sukses dhe të përmbushim kërkesat e një situate.

Disa janë të sigurt në pothuajse të gjitha fushat e jetës së tyre, ndërsa të tjerët janë të sigurt vetëm në disa. Megjithatë, vetëbesimi nuk është konstant gjatë gjithë jetës sonë.

Kjo varet drejtpërdrejt nga ajo që kemi arritur në të vërtetë dhe për të ruajtur këtë besim të kompetencës, kërkohet përpjekje e vazhdueshme dhe ekspozimi ndaj sfidave të reja.

Personat me këtë tipar janë zotër të vetvetes dhe nuk i lënë pasiguritë t’i pushtojnë, përkundrazi i kapërcejnë.

Nëse keni vetëbesim, me siguri mund të përballoni çdo problem që ju del përpara.

3 gjëra që bëjnë njerëzit me vetëbesim:

Flasin gjithmonë me besim.

Njerëzit me vetëbesim të lartë nuk zbukurojnë dhe nuk thonë fraza si “Unë besoj”, “Unë mendoj” etj. Përkundrazi, të folurit e tyre nxjerr stabilitet dhe besim.

Theksojnë çdo fitore të tyre të vogël

Në vend që të fokusohen vetëm në qëllimet e tyre afatgjata, njerëzit me vetëbesim të lartë gjejnë suksese dhe fitore të vogla në jetën e tyre të përditshme dhe i festojnë ato!

Sukseset e vogla krijojnë receptorë të rinj androgjen në zonat e trurit të lidhur me shpërblimin dhe motivimin. Kjo rritje rrit ndikimin e testosteronit duke rezultuar në rritjen e vetëbesimit dhe entuziazmit për qëllimet e ardhshme.

Nuk kërkojnë vëmendje

Njerëzit me vetëbesim vërtet të lartë e dinë se të qenit vetvetja ju jep shumë më tepër kënaqësi sesa të kërkojnë aprovim nga të tjerët. Ata nuk kërkojnë pranim apo miratim, përkundrazi e marrin vetëvlerësimin e tyre nga brenda./albeu.com

Shtuar 10.09.2022 20:16