Sipas hulumtimeve, ngrënia e një fruti specifik çdo ditë ndihmon në djegien e yndyrës së barkut, ndërsa mund të kontribuojë edhe në humbjen e peshës që mund të arrijë deri në katër kilogramë në vit.
Fruti është molla, e cila është e pasur me fibra, krijon ndjenjën e ngopjes, kështu që ngrënia e saj para vaktit ju ndihmon të hani sasi më të vogla ushqimi, si dhe të shmangni ushqimet e tjera jo të shëndetshme.
Sipas nutricionistit të njohur Rob Hobson, mollët të ngopin tre herë më shumë se një çokollatë dhe sigurisht është shumë më e shëndetshme.
Pektina, fibra që gjendet tek mollët, ndihmon gjithashtu në rregullimin e baktereve në zorrë (mikrobiomën), shumëllojshmëria dhe ekuilibri i të cilave lidhet me parandalimin e shtimit të peshës dhe akumulimit të yndyrës në trup./albeu.com